Fjalë Kyçe

Vushtrriasit ia djegin veturën para shtëpisë

Vushtrriasit ia djegin veturën para shtëpisë

Një veturë është djegur në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën në orën 17:00 në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, është djegur një veturë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, ka qenë pronari i veturës i cili ka treguar se, persona të panjohur ia kanë djegur veturën para shtëpisë së tij ku e kishte parkuar.

Në vendngjarje kanë dal njësitet përkasë, ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.