Fjalë Kyçe

VV: Daka marionetë, më 14 shkurt lista jonë do të jetë e certifikuar

VV: Daka marionetë, më 14 shkurt lista jonë do të jetë e certifikuar

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi KQZ-ja nuk ka certifikuar listën e saj zgjedhore.

Në një njoftim në Facebook, VV shkruan se kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, “veproi si marionetë në duart e kumbarëve, por LVV-në nuk e ndalin”.

Ndërkaq, atë votim e kanë quajtur skandaloz. Sipas tyre, Daka veproi nën presion dhe e kontrolluar nga partitë e PLAN-it.

“Aq i madh është kontrolli që po ushtrohet mbi Valdete Dakën dhe përmes saj mbi KQZ-në, sa që për herë të parë kryetarja e KQZ nuk e miratoi rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por e rrëzoi atë”, thuhet në njoftim.

VV-ja ka thënë se do të vazhdojnë me procedurat ligjore dhe do ta paraqesin çështjen në PZAP.

“Jemi të bindur se më 14 shkurt lista jonë do të jetë e certifikuar, e votuar dhe fituese, e plotë dhe me krejt emrat, sepse kemi të drejtë”, thuhet më tej.