Fjalë Kyçe

LVV dhe AAK, kundër kërkesës së Thaçit për mandatarin e ri

LVV dhe AAK, kundër kërkesës së Thaçit për mandatarin e ri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje  i janë kundërpërgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit që sot ka dërguar një shkresë zyrtare për bartësit e koalicionit PAN duke iu kërkuar një mandatar të ri për formimin e Qeverisë.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj po thonë se partia e kryeministrit në dorëheqje nuk e mbështetë një formulë të tillë.

Përmes një shkrese zyrtare, dërguar bartësve të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar nga koalicioni PAN që të propozojnë kandidat të ri për të mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Mirëpo, kjo po kundërshtohet nga partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Në një përgjigje për Gazetën Express, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj po thotë se presidenti nuk ka pasur nevojë që të bëjë një gjë të tillë.

“Presidenti, me gjasë edhe formalisht, po don, t’i shfrytëzojë procedurat kushtetuese. Unë jam i bindur që presidenti nuk ka pasur nevojë ta bëjë një gjë të tillë, sepse gjërat janë bukur të qarta dhe shumica absolute janë deklaruar për zgjedhje”, thotë Nitaj.

Megjithatë, deputeti i AAK-së, po thotë se në këtë çështje ka dicka pozitike, e se Aleanca nuk e mbështet krijimin e një qeveri të re, pa shkuar fillimisht në zgjedhje.

Sidoqoftë, kjo është e drejtë kushtetuese e tij, dhe edhe në këtë lajm ka dicka pozitive, sepse prej sot fillojën afatet kushtetuese të zgjidhjes së krizës politike, pas dorëheqjes së kryeministrit. Ajo që di unë është se Aleanca, nuk do të mbështesë asnjë formulë të krijimit të një qeverie pa zgjedhje të reja!”, deklaroi Nitaj

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shemsi Syla e ka komentuar kërkesën e presidentit Hashim Thaçi drejtuar partive në pushtet që ta propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e qeverisë.

Sipas Sylës, Thaçi me këto veprime ka hyrë pazareve. Ai e sheh të panevojshëm këtë veprim të Thaçit, pasi sipas tij të gjitha partitë janë për zgjedhje.

“Thaçi me këto veprime ka hyrë parzareve. Të gjitha partitë janë kundër sepse të gjitha partitë kanë kërkuar zgjedhje”, ka thënë Syla për Insajderin.

Për VV-në është e papranueshme që koalicioni PAN qeveris përsëri.

“Ta rikthesh edhe njëherë PAN-in, për ne është e papranueshme”, ka pohuar Syla.

Ai tha se VV-ja i ka mbledhur nënshkrimet për ta thirrur seancën e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit.

“Ne si grup parlamentar i kemi mbledhë nënshkrimet. Jemi të gatshëm të afrojmë për shpërndarjen e Kuvendit”, ka thënë Syla.