Fjalë Kyçe

VV dhe LDK kundër Projektligjit për detyrat dhe kompetencat e ekipit dialogues

VV dhe LDK kundër Projektligjit për detyrat dhe kompetencat e ekipit dialogues

Pas votimit të Ligjit Për Pagat, Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare.

Aktualisht po diskutohet për Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Kosovës në negociatat me Serbinë.

Kundër këtij projektligji kanë dalur Vetëvendosje dhe LDK.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka thënë se ekipi dialogues është një instancë jashtë shtetit që e përfaqëson Kosovën në dialog.

Kurti tutje ka thënë se vendimmarrja në këtë delegacion nuk do të jetë unanime. Sipas tij nuk mund të ketë unanimitet kur me 5 anëtarë nga 12 sa janë gjithësej mund të merren vendimet.raporton lajmi.net.

Ndërkohë nga Partia Socialdemokrate kanë thënë se me këtë projektligj sigohet se ekipi dialogues do të jetë llogaridhënës ndaj Kuvendit të Kosovës.

Sipas tyre, pas çdo faze të negocimit, ekipi do t’i raportojë Kuvendit.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se me këtë Projektligj, Kuvendi bëhet pikënisja e dialogut dhe pikarritja e tij.

“Deri më tash ka qenë një kërkesë e të gjitha partive në Kuvend që Kuvendi të jetë bartës i procesit të dialogut dhe të ketë Projektligj. Kuvendi bëhet pikënisja e dialogut dhe pikarritja e tij. Çdo kërkesë që kanë pasë të gjitha partitë, grupet parlamentare, çdo shqetësim është i përfshirë në këtë rrebesh”, ka thënë ai.

Pas përfundimit të debatit pritet të hidhet në votim Projektligji në fjalë, i cili është kusht tjetër i PSD-së, për votimin e buxhetit.