Fjalë Kyçe

VV kthen sulmet ndaj PDK’së edhe pse ia votoi shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare

VV kthen sulmet ndaj PDK’së edhe pse ia votoi shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka goditur PDK’në, pavarësisht se me ndihmën e kësaj partie arriti t’i kalojë sot mbi dhjetë marrëveshje ndërkombëtare, mirëpo jo edhe ata për dhënien e burgjeve me qira për Danimarkën, raporton Express.

Basha ka goditur edhe deputetët e LDK’së që kundërshtuan marrëveshjen. Nga PDK, pro kësaj marrëveshje votuan deputetët Eliza Hoxha e Xhavit Haliti, derisa të tjerët nuk morën fare pjesë në votim. Ndërkohë, nga LDK kundër marrëveshjes votuan deputetët: Doarsa Kica-Xhelili, Agim Veliu, Kujtim Shala, Vlora Dumoshi e Valentina Bunjaku.

Basha ka thënë se shteti danez është një shtet shumë serioz, dhe se “është jashtëzakonisht e turpshme dhe e dëmshme për raportet tona që mos të votojnë për një favor që ta kërkon shteti danez”.

“Turp se si me më shumë lehtësi i kanë votu marrëveshjet e Serbisë, se sa ato të Danimarkës! Na lodhin për koordinim me ndërkombëtar, kurse votojnë kundër marrëveshjeve që janë për ndërkombëtarët!”,. ka shkruar Basha.

Ndryshe, pas disa muajsh zvarritje, Kuvendi i Kosovës ka arritur t’i kalojë disa marrëveshje ndërkombëtare me ndihmën e PDK’së. Kjo parti u pajtua t’i votojë marrëveshjet në fjalë pas takimit që kreu i saj zhvilloi të hënën me kryeministrin Albin Kurti.