Vetëvendosje ka nisur ciklin e takimeve dhe protestave kundër qeveirisjes së korruptuar në vend. Këtë të shtunë Vetëvendosje k tubuar qytetarët e Podujevës në sallën e Teatrit të Qytetit.
Vetëvendosje ka lëshuar edhe një komunikatë pas kësaj ngjarjeje:
Pjesëmarrja masive në tubimin kundër PAN-hajnisë, tregon vendosmërinë e qytetarëve të Llapit dhe të gjithë Kosovës për një shtet që realizon idealet e dëshmorëve dhe përkujdeset për të tashmen e të ardhmen.
Secila qeveri e pasluftës ka rritur papunësinë dhe ka nxitur ikjen e rinisë nga vendi. Nga viti 2013 deri në vitin 2017 nga vendi ynë janë larguar mbi 173 mijë persona apo rreth 9% e popullsisë. Ndërkohë 48% e qytetarëve të anketuar janë pesimistë se mund të bëhet mirë në Kosovë. Kjo tregon se republikës sonë i duhet ndryshim, i duhet një qeverisje e re që i jep fund arsyeve që e shtyjnë rininë të largohet dhe rikthen shpresën së në atdheun tonë mund të punohet për një jetë më të mirë.
Sot në Besianë qytetarët me mbështetjen e tyre e shprehën qëndrimin kundër qeverisjes të bashkuar në PANhajni të cilët po gërryejnë shtetin, po vjedhin xhepat e qytetarëve e po punësojnë familjarë në institucione e ndërmarrje publike. Së bashku me qytetarët e Llapit e gjithë Kosovës do të vazhdojmë të angazhohemi pa u ndalur së bashku, deri në zgjedhje të reja e deri në një qeveri të ndryshimit, me mendësi shtetndërtuese dhe vlera të reja të qeverisjes.