Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas aksionit të zhvilluar sot nga PDK lidhur me aferën korruptive të inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës.
Arlind Manxhuka nga Vetëvendosje ka përsëritur se inspektori i kapur me ryshfet nuk është anëtar i VV-së prej vitesh.
Manxhuka thotë se kur Vetëvendosje ishte në Prishtinë askush nuk bënte korrupsion.
“1. Inspektori nuk është anëtar i LV-së prej vitesh.
2. Kur ishte LV në Prishtinë jo vetëm të LV-së por askush nuk bënte korrupsion.
3. Ai aktualisht është punëtor i Komunës, atje është adresa.
4. PDK dëshiron që edhe një anëtar që s’është anëtar ta shndërrojë në fenomen të partisë.
5. Edhe po të ishte anëtar i LV-së, nuk mundet një subjekt autor i PRONTO AFERËS e kapjes së shtetit të na tregojë mbi ryshfetin, shkruan ai.