Fjalë Kyçe

Wanda Nara telefonon Conten për Icardin, trajneri i kthen përgjigjen…

Wanda Nara telefonon Conten për Icardin, trajneri i kthen përgjigjen…

E përditshmja italiane “Corriere Dello sport” zbulon se Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit argjentinsa të Interit, Mauro Icardi, ka telefonuar të shtunën trajnerin Antonio Conte. Arsyeja ka qenë nëse Icardi do të jetë pjesë e skuadrës zikaltër sezonin tjetër apo jo.

Wanda Nara i ka thanë trajnerit Conte se Icardi do të jetë në dispozicionin e tij edhe duke qenë i fundit sulmues në konsideratë. Dëshira e Icardi është të tregojë sërish dashurinë që ka për fanellën zikaltër. Përgjigjja që Wanda ka marrë nga Conte ka qeqë zhgënjyese: “Jo faleminderit”.

Duket se edhe klubi është dakord me zgjedhjen që ka bërë trajneri Conte, duke i mbyllur përfundimisht derën sulmuesit argjentinas. Mësohet se Conte i ka thënë Wanda Nara se nuk ekziston asnjë mundësi që të ndryshojë mendim, ashtu sikurse pat bërë me Diego Costa dy vite më parë, te Chelsea.