Fjalë Kyçe

Warriors të pandalshëm me Warrios, LeBron fiton sfidën me Wade

Warriors të pandalshëm me Warrios, LeBron fiton sfidën me Wade

Los Angeles Lakers fituan më vështirësi në “Staples Center” 108-105 ndaj Miami Heat, në një përballje të veçantë mes LeBron James dhe Dwyane Wade, dy miq të vjetër që kanë fituar dy tituj kampion në radhët e skuadrës nga Florida.

Heat qëndruan në lojë deri në sekondat e fundit, të udhëhequr nga Winslow që realizoi 28 pikë në total, por “vallen” e fundit mbi parket e tërhoqi pikërisht “mbreti” James, që përveçse shënoi 28 pikë, dha edhe 12 asiste. Pikëshënuesi më i mirë rezultoi Kuzma i Lakers me 33 pikë.

Me Stephen Curry-n në superformë është gjithnjë e lehtë për Golden State Warrios. “Ylli” i skuadrës nga Oakland realizoi plot 38 pikë në suksesin 116 – 108 nga Minnesota Timberwolves, duke ftuar sfidën brenda sfidës me Towns, që e mbylli takimin me 33 pikë dhe plot 11 topa të kontrolluar poshtë koshit. Kevin Durant dhe Klay Thompson shtuan respektivisht 22 dhe 26 pikë për Warriors.

Oklahoma City Thunder duket se janë kthyer në shina pas atij fillimi të tmerrshëm të sezonit. Të takimin e radhës Westbrook me shokë fituan 122-113 ndaj Utah Jazz. Më i miri i ndeshjes rezultoi Paul Geroge me 31 pikë, ndërsa Schroeder dhe Adam shtuan edhe 23 e 22 pikë për vendësit.

Fitore me vuajtje për Denver Nuggets ndaj Memphis Grizzlies, që u dorëzuan në fund me 6 pikë diferencë 105-99. Një sukses që vjen pas dy humbjeve radhazi për Nuggets, falë formës së mirë që shfaqi dyshja Jokic-Morris, me 49 pikë në total. Spikati veçanërisht basketbollisti serb me 27  pikë e 12 topa poshtë koshit.

Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

Indiana Pacers – Washington Wizards 109-101

Philadelphia 76ers-Detroit Pistons 116-102.

Boston Celtics-New Orleans Pelicans 113-100

Chicsago Bulls – Sacramento Kings 89-108

Milwaukee Bucks-Cleveland Cavaliers 108-92

Dallas Mavericks-Orlando Magic 101-76

Phoenix Suns-Los Angeles Clippers 119-123