Fjalë Kyçe

Wenger këshillon Zidanin: Shko në Premier Ligë

Wenger këshillon Zidanin: Shko në Premier Ligë

Ka kohë që Zinedin Zidan “dërgohet” në Premier Ligë.

Madje më ekzaktësisht në stolin e Manchester Unitedit në vendin e Mourinhos. Francezi është i pa punë që pas dorëheqjes nga Reali i Madridit. Megjithatë ai ka marrë një këshillë nga Arsene Wenger.

“Nëse ai do të punojë në majë të futbollit duhet të drejtojë në Angli ditët e sotme. Megjithatë ka shumë pasiguri pas ‘Brexit’ dhe ngrihet dyshimi nëse Premier Liga do të dominojë financiarisht. Anglia është vendi i vetëm ku 6 ekipe luftojnë për kampionatin. Në disa vende, si Franca mund të thuash që në shtator se kush do ta fitojë titullin”, shprehet fillimisht Wenger.

“Në rastin e tij unë do të shikoja një aspekt tjetër të punës. Ai është në një pozicion të vështirë, ka qenë në klubin më të madh në botë. Tani, mund të shkojë te klubi i dytë më i madh në botë. Ai ose duhet të ndërtojë diçka nga fillimi me një projekt afatgjatë, ose të shkojë në një klub ku mund të konkurtojë menjëherë”, ishin këshillat e Wengerit, i cili u tërhoq nga Arsenali pas 22 vitesh.