Fjalë Kyçe

Werder Bremeni e ka një nofkë të re për Milot Rashicën

Werder Bremeni e ka një nofkë të re për Milot Rashicën

Werder Bremeni e ka një epitet të ri për Milot Rashicën.

Ylli kosovar po shkëlqen me klubin në Gjermani, ku përveç golave po dhuron edhe asiste.

Pikërisht për këtë fakt, faqja e Werder Bremenit në ‘Twitter’ ka shkruar se tashmë Rashica nuk është vetëm ‘Njeriu raketë’, ashtu siç e ka quajtur kohëve të fundit.

Tashmë, 22-vjeçari mund të njihet ndryshe edhe si ‘Njeriu i asisteve’.

“Njeriu raketë u bë njeriu i asisteve këtë të shtunë”, shkruan në Twitter faqja e Werderit.

Rashica në ndeshjen e fundit asistoi, në barazimin 2:2 të Werderit në shtëpi me Borussia Dortmundin.

Në 28 paraqitje gjithsej me Werderin këtë edicion, Rashica ka shënuar 11 gola [8 prej tyre në Bundesligë], dhe ka bërë 5 asistime [prej tyre 4 në Bundesligë].

Golat dhe asistimet e tjera, ai i ka bërë në Kupën e Gjermanisë.