Werder Bremen ka eliminuar Borussia Dortmund nga Kupa e Gjermanisë, duke siguruar çerekfinalen pas fitores dramatike pas ekzekutimit të penalltive.
120 minutat lojë nuk sollën fitues, duke përfunduar 3:3.
Fillimi i ndeshjes u takoi mysafirëve që vetëm pas pesë minutave lojë gjejnë vetëm në epërsi, me një gol të shënuar nga ylli i Kosovës, Milot Rashica.
Vendasit arritën barazimin, kur Reus në minutat shtesë të pjesës së parë shënuan për 1:1.
Pjesa e dytë nuk solli ndryshim rezultati, dhe të dy skuadrat shkuan në vazhdime.
Drama e vërtetë e kësaj ndeshje u pa në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, me të dy skuadrat që kanë shënuar nga dy gola, për barazim 3:3.
Pulisic dhe Hakimi shënuan për Dortmund, ndërsa Pizarro dhe Hamik shënuan për Bremen.
Pas ekzekutimit të penalltive, ishte Werder Bremen skuadra që u tregua më e saktë, për të regjistruar një fitore të madhe ndaj Borussia Dortmund, për të siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.