Fjalë Kyçe

Werderi ka një pyetje për fansat lidhur me Rashicën dhe publikojnë statistikat e tij mbresëlënëse

Werderi ka një pyetje për fansat lidhur me Rashicën dhe publikojnë statistikat e tij mbresëlënëse

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në Gjermani.

Milot Rashica deri më tani ka zhvilluar 6 ndeshje në Bundesligë dhe 2 ndeshje në Kupën e Gjermanisë, teks ka arritur të shënoi 6 gola dhe dhuroi 2 asistime.

Kësisoj, edhe skuadra e Werder Bremenit ka mbetur e mahnitur nga kjo formë e lartë e sulmuesit të Kosovës.

Klubi gjerman ka publikuar në ‘Facebook’ statistikat e jashtëzakonshme të Rashicës, teksa pyesin ndjekësit e tyre: “Si do të duken statistikat e ‘raketës’ në fund të këtij edicioni?”.