Shteti i West Virginia në SHBA po tenton të inkurajojë qytetarët e saj të vaksinohen kundër COVID-19, duke ofruar mundësinë e një pushke falas.
Janë disa shtete amerikane që me qëllim nxitjen e vaksinimeve për sa më shumë njerëz, kanë nisur skema si bileta llotarie për 1 milion dollarë, apo birra falas.
Në këto nisma është bashkuar dhe West Virginia, e cila i ofron të sapo vaksinuarve shansin për të fituar një armë zjarri falas.
Shteti ka konfimuar planet për llotarinë e vaksinës, në të cilën do të shpërndahen falas pesë armë gjuetie dhe pesë pushkë “shotgun”.
Ata që marrin të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 do të përfshihen në lotari, shortet e të cilës do të nisin në 20 qershor.
Shortet do të vijojnë deri më 4 gusht, ku do të ketë dhe çmime të tjera për të vaksinuarit.
Rezidenti më me fat do të marrë $1 milionë, kurse të tjerë mund të ftojnë bursa universiteti, makina apo liçenca gjuetie e peshkimi.
West Virginia do të dhurojë gjithashtu bono thesari prej $100, ose kupona blerjesh për të vaksinuarit nga 16 deri në 35-vjeç.
Sipas të dhënave vendore 51.1 përqind e banorëve të West Virginia (rreth 915,000 njerëz) kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit.
Sipas një sondazhi në këtë shtet, 28 përqind e rezidentëve nuk dëshirojnë të marrin vaksinën.
Më herët edhe shteti i Illinois kishte ofruar shpërblim me të shtëna arme zjarri për të vaksinuarit, duke ngritur qendrën e vaksnimit pranë një poligon. Menjëherë pas marrjes së vaksinës personave u jepeshin 100 të shtëna falas.