Fjalë Kyçe

Westbrook shkatërron Spurs, zhgënjejnë edhe Clippers e Boston

Westbrook shkatërron Spurs, zhgënjejnë edhe Clippers e Boston

Një ndeshje me dy pamje, më e mirë për San Antonio në të parën, por në të dytën ka ardhur përmbysja e Oklahomës, që mundi 122-112 Spurs, në përballjen e dy skuadrave pretendente për titull në Perëndim.

Vendimtar për fitoren e Oklahomës ishte kolektivi, me 8 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë, ku më i miri ishte Westbrook, autor i 24 pikëve e 10 rebound. Ndërsa 24 pikët e Belinello për Spurs mbetën për statistikë.

Humbasin dy ekipe pretendete si Clippers e Boston. Skuadra e Celtics u mposht 105-103 nga Orlando në sekondat e fundit, sfidë ku boston kishte epërsinë shumicën e kohës, por gaboi në fund. Gordon me 28 pikë e Ross me 25 bënë diferencën për Orlando në këtë sfidë. Skuadra e Clippers u mund 109-104 në fushën e saj nga Detroit, rezultat surprizë edhe spe miqtë e dominuan takimin shumicën e kohës (u dallua Griffin, 44 pikë, një ish-lojtar i Clippers).

Fiton edhe skuadra e Miami, që mundi 112-108 Memphis, një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund Winslow me 26 pikë bëri diferencën për skuadrën nga Florida, ku u dallua edhe stoli, nga ku erdhën 51 pikë. Utah Jazz, falë 34 pikëve të Mitchell mundi 110-102 Chicago, ndërsa Sacramento mundi 104-97 Charlotte, sfidë ku u dallua Bogdanovic me 22 pikë.

NBA – Rezultatet:

Clippers – Detroit, 104-109

Miami – Memphis, 112-108

Orlando – Boston, 105-103

Minnesota – New Orleans, 110-106

Oklahoma – San Antonio, 122-112

Phoenix – Denver, 102-93

Sacramento – Charlotte, 104-97

Utah Jazz – Chicago, 110-102