Amerikani në Las Vegas ka mposhtur kubanezin Luis Ortiz me nokaut për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës në WBC.
Kjo fitore e ka pasuruar edhe më shumë boksierin amerikan, pasi i ka sjellë miliona të ardhura.
34-vjeçari Wilder pas triumfit ndaj kubanezit Ortiz ka fituar hiq më pak se 18,1 milionë euro.
Por edhe përkundër humbjes, Ortiz nuk ka mbetur pa gjë nga ky meç i zhvilluar në Las Vegas.
40-vjeçari nga Kuba ka arkëtuar 6,3 milionë euro për përballjen që kishte me Wilder.
Dy boksierët kanë shtuar pasurinë e tyre nga kjo përballje, ndërsa Wilder pritet që të fitojë edhe më shumë në rast se mposhtë në shkurt Tyson Furyn.