Fjalë Kyçe

Wilder fiton miliona euro pasi nokautoi Oritizin, përkundër humbjes edhe kubanezi fitoi shumë

Wilder fiton miliona euro pasi nokautoi Oritizin, përkundër humbjes edhe kubanezi fitoi shumë

Amerikani në Las Vegas ka mposhtur kubanezin Luis Ortiz me nokaut për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës në WBC.

Kjo fitore e ka pasuruar edhe më shumë boksierin amerikan, pasi i ka sjellë miliona të ardhura.

34-vjeçari Wilder pas triumfit ndaj kubanezit Ortiz ka fituar hiq më pak se 18,1 milionë euro.
Por edhe përkundër humbjes, Ortiz nuk ka mbetur pa gjë nga ky meç i zhvilluar në Las Vegas.

40-vjeçari nga Kuba ka arkëtuar 6,3 milionë euro për përballjen që kishte me Wilder.

Dy boksierët kanë shtuar pasurinë e tyre nga kjo përballje, ndërsa Wilder pritet që të fitojë edhe më shumë në rast se mposhtë në shkurt Tyson Furyn.