Will Smith ka hyrë në një klinikë rehabilitimi për shkak të stresit që i është krijuar nga polemikat që shpërthyen pas shuplakës që i dha komedianit Chris Rock, në mbrëmjen e çmimeve Oscar.
Sipas “The Sun”, aktori i famshëm është prekur shumë nga ajo që ndodhi dhe ka vendosur që të nisë rehabilitimin në një klinikë luksoze.
Will Smith pas incidentit ka humbur edhe disa kontrata, mes të cilave edhe kontratën me Netflix për filmin “Fast and Loose”.