Fjalë Kyçe

Xavi e vajton humbjen e Haalandit

Xavi e vajton humbjen e Haalandit

Kishte ndodhur në janar me Dusan Vlahovicin, i cili përfundoi në Juventus, dhe tash i ndodhi përsëri.

Barcelona është në krizë të madhe financiare dhe kjo ia pamundëson transferimin e lojtarëve të mëdhenj dhe i duhet të shikojë si spektatore teksa ata përfundojnë në Real Madrid, Manchester City apo në Paris Saint-Germain.

Pas fitores ndaj Celta Vigos, trajneri Xavi Hernandez e ka komentuar transferimin e Erling Braut Haalandit në skuadrën e Pep Guardiolës, së cilës i kushtoi afro 60 milionë euro, shkruan “Gazeta Express”.

“Është mëkat, nuk ishim në gjendje të garonim (shtyheshim) për të”, ka thënë legjenda katalunase.

Haalandin e donin edhe dy gjigantët e futbollit spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona, por ai preferoi të transferohet në ekipin ku luajti edhe babai i tij.

Barça nuk pritet të jetë shumë aktive në afatin kalimtar të verës.

Synim kryesor i klubit mbetet Robert Lewandowski, i cili është shumë më i lirë sesa Haaland.