Fjalë Kyçe

Xavi: Fanella e Barcelonës peshon 20kg më shumë se e çdo skuadre tjetër

Xavi: Fanella e Barcelonës peshon 20kg më shumë se e çdo skuadre tjetër

Xavi, trajneri i Barcelonës, foli në konferencën për shtyp, pas suksesit minimal ndaj Alaves, i cili mbërriti në minutat e fundit, falë Frenkie de Jong.

Mesfushori holandez e shënoi golin e triumfit në çastet e fundit të ndeshjes, për ta mbajtur Barçën në garë për top katërshe.

“Nuk është e lehtë të luash për Barcelonën, fanella peshon 20 kilogramë më shumë se e klubeve të tjera”, tha Xavi pas ndeshjes.

Xavi e pranon se Barcelona po kalon kohë të vështira, por iu ka bërë thirrje lojtarëve të qëndrojnë të bashkuar.

“Është e vështirë. Jemi në një moment, kur duhet të qëndrojmë së bashku, mos u shqetësoni. Ne e dimë se do të jetë e vështirë. E kam thënë tashmë në të kaluarën që dielli do të ndriçojë përsëri, edhe nëse sonte (dje) ishte shumë ftohtë. Jam shumë i lumtur me fitoren”, shtoi ai.

Ai foli edhe në lidhje me gjendjen e Ousmane Dembeles, i cili mungoi në stërvitje pas mosmarrëveshjeve me klubit rreth kontratës.

 “Situata është e njëjtë, ai nuk u stërvit, sepse nuk ishte mirë. Mjekët më thanë, por ai e di situatën kontraktuale, asgjë nuk ka ndryshuar”.