Fjalë Kyçe

Xavi tregon se a do ta shikojë ndeshjen Real-PSG, ka dy fjalë për Messin e Neymarin

Xavi tregon se a do ta shikojë ndeshjen Real-PSG, ka dy fjalë për Messin e Neymarin

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka theksuar se ekipi i tij momentalisht është në momente të mira dhe po marrin rezultate të kënaqshme në La Liga, pak para ndeshjes së 1/8 së finales në Evropa Ligë ndaj Galatasarayt në “Camp Nou”.

Por, edhe pse tha se Evropa Liga është një kompeticion që sjellë kënaqësi tek ekipi, objektivi kryesor është që të kualifikohen për Champions League edicionin e ardhshëm, transmeton express.

Barcelona po luajnë në garën e dytë evropiane pë herë të parë pas 18 viteve, sepse përfunduan në vendin e tretë prapa Bayern Munichut dhe Benficas.

Barcelona momentalisht është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit, duke fituar gjashtë prej tyre dhe kanë lëvizur në vendin e tretë ne La Liga.

Ndërkohë, Xavi u pyet edhe rreth ndeshjes së madhe sonte mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit, teksa tha se do ta shikojë ndeshjen dhe u uroi fat Messit dhe Neymarit.

“Sot është një ndeshje e madhe për Messin, për PSG-në dhe Real Madridit. Do ta shikoj ndeshjen. Nuk do t’ju gënjej duke thënë se do të ha darkë jashtë. Do ta shikoj dhe do ta shijoj lojën. Më vjen keq që nuk po luajmë në Champions League. Duhet të jem i sinqertë. Është një ndeshje e shkëlqyer. Dhe kushdo që e pëlqen futbollin do ta shikojë atë. Skuadra më e mirë do të fitojë. Dhe urimet e mia më të mira për Leo dhe Neymar. Ata janë miqtë e mi. Skuadra më e mirë do të fitojë. Por nëse Leo Messi dhe Neymar fitojnë, atëherë edhe më mirë”, tha Xavi.