Fjalë Kyçe

Xhaka dhe Mustafi marrin lajmin e ditës

Xhaka dhe Mustafi marrin lajmin e ditës

Mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e fundit të fazës së 32-të në Ligën e Evropës.

Skuadrat favorite si Arsenali, Chelsea. Napoli dhe Interi janë kualifikuar tutje.

Ndërkaq, Zurich i kosovarëve është eliminuar, pikërisht nga Napoli.

Dhe tani, “WhoScored” ka publikuar formacionin e javës në Ligën e Evropës për ndeshjet e mbrëmshme.

Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit shkëlqeu mbrëmë duke fituar ndaj BATE Borisov me rezultat, 3:0, ku Xhaka dhuroi dy asistime, ndërsa Mustafi shënoi një gol.

Dhe “WhoScored” i ka përfshirë të dy futbollistët shqiptar në formacionin e javës, së bashku me Stephan Lichtsteiner.

Në këtë formacion janë përfshirë edhe dy lojtarë të Interit, një i Chelseat, dy të Dynamo Kiev, një i Zenit, një i Dinamo Zagrebit dhe një i Frankfurtit.