Granit Xhaka ka folur edhe një herë për situatën e tij te skuadra e Arsenal.
Mesfushori zviceran ka bërë të ditur se është i fokusuar dhe ka përkushtimin maksimal te skuadra e Arsenal.
Xhaka ka premtuar gjithçka nga vetja e tij për aq kohë sa do të jetë te skuadra e ‘Gunners’.
“Unë do të jap gjithçka për aq sa do të jem në këtë klub futbolli. Mund t’iu siguroj për këtë”, ka thënë Xhaka, transmeton lajmi.net.
“Unë nuk nënshkrova kontratë të re për të shijuar kohën time këtu, dhe kaq. Dua të arrij diçka me këtë klub, diçka speciale dhe nuk do të largohem deri kur ajo të ndodh”, shtoi mesfushori.
Xhaka gjatë viteve të fundit nga pasur ulje-ngritje në raportet e tij me tifozët e skuadrës së Arsenal. Ai vazhdon të jetë i rëndësishëm në planet e trajnerit