Fjalë Kyçe

Xhaka i bën thirrje Arsenalit ta pranojë ofertën e Romës

Xhaka i bën thirrje Arsenalit ta pranojë ofertën e Romës

Gazeta italiane “Il Corriere dello Sport” raporton se Granit Xhaka po kërkon nga Arsenali ta pranojë ofertën e Romës për transferimin e tij.

Kapiteni i Zvicrës tashmë ka arritur marrëveshje me “Giallorossët”.

Gazeta me bazë në Romë raporton se Xhaka do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, me 2.5 milionë euro marrëveshje në vit me Romën. Por, gjiganti nga Serie A ende nuk ka arritur marrëveshje me Arsenalin.

Xhaka dëshiron t’i bashkohet Mourinhos në kryeqytetin italian dhe kërkon nga skuadra e Premier Leagues që ta finalizojë kontratën.

Arsenali megjithatë dëshiron 20 milionë euro, plus bonuse, për ta shitur 28-vejçarin, i cili në “Emirates Stadium” kaloi nga Borussia Moenchengladbach për 45 milionë euro në vitin 2016.