Fjalë Kyçe

Xhaka në këtë mënyrë i gëzon tifozët e Arsenalit

Xhaka në këtë mënyrë i gëzon tifozët e Arsenalit

Granit Xhaka ka shkelur sërish në fushën e futbollit, duke e nisur rikuperimin me stërvitje një javë pasi pësoi një dëmtim në ijë, që ia pamundësoi paraqitjen në derbin e fundjavës ndaj Manchester Cityt.

Gjatë javës, Xhaka iu nënshtrua një terapie me kupa, në përpjekje për t’u riaftësuar nga lëndimi i fundit. Kosovari i humbi dy ndeshjet e fundit të Arsenalit, përfshirë disfatën e hidhur ndaj Manchester Cityt këtë fundjavë, shkruan Gazeta Express.

Përfaqësuesi kosovar i Zvicrës ka zbritur në fushë në qendrën stërvitore të “Topçinjve” dhe është i lumtur që po rikthehet nga dëmtimi.

26-vjeçari u duk i lumtur në një fotografi nga stërvitjet, të cilën e ka postuar në rrjetet sociale.

“Sa mirë të shkelesh përsëri në fushë”, shkroi Xhaka në përshkrimin e fotografisë së postuar në Instagram.

Xhaka do të bëjë përpjekje për t’u rikthyer në skuadrën e Unai Emeryt për ndeshjen e së shtunës ndaj Huddersfieldit në Premierligë.