Fjalë Kyçe

Xhaka s’do të largohet nga Arsenali në janar

Xhaka s’do të largohet nga Arsenali në janar

Xhaka s’do të largohet nga Arsenali në janar

Granit Xhaka nuk do të largohet nga Arsenali në ditët e fundit të afatit kalimtar, pavarësisht zërave që vijnë nga Italia.

José Mourinho është një fans i madh dhe e donte atë verën e kaluar, por nuk ka bisedime siç qëndrojnë gjërat, raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

U përfol shumë për një largim eventual të tij nga “Emirates” këtë afat kalimtar, përkundër që nënshkroi kontratë të re verën e kaluar.


Granit Xhaka erdhi në Arsenal në verën e vitit 2016 nga Borussia Monchengladbach, transmeton express.

Me “Topçinjtë” Xhaka pati ulje dhe ngritje, duke iu hequr edhe shiriti i kapitenit.