Fjalë Kyçe

Xhaka: Shihemi në Berlin

Xhaka: Shihemi në Berlin

Granit Xhaka e bëri një tjetër arritje me Bayer Leverkusenin.

Ylli kosovar arriti të kualifikohet në finale të Kupës së Gjermanisë pasi “Farmaceutikët” e mposhtën Dusseldorfin në gjysmëfinale me rezultat të thellë, 4:0.

Wirtz me dy gola dhe Adli e Frimpong me nga një shënuan për Leverkusenin, i cili pasi e ka kryer thuajse punën sa i përket titullit të kampionit në Bundesligë, po shkon me hapa të sigurt drejt fitimit të një tjetër trofeut.

E pas fitores së mbrëmshme, përfaqësuesi zviceran e bëri një postim në rrjetet sociale.

“Shihemi në Berlin”, shkroi Xhaka në gjuhën angleze.

Në finalen e DFB Pokal, e cila do të luhet në Berlin, Bayer Leverkusen do të përballet me Kaiserslauternin.

Kuqezinjtë po i thyejnë krejt rekordet, ndërsa mbrëmë e kaluan ndeshjen e 40-të pa humbje.