Fjalë Kyçe

Xhaka thotë se Arteta po bën punë të shkëlqyer

Xhaka thotë se Arteta po bën punë të shkëlqyer

Granit Xhaka ka thënë se Mikel Arteta po bën punë të shkëlqyer dhe i gjithë ekipi i Arsenalit është i vendosur për të shkëlqyer.

Pas nisjes së shkëlqyer në pjesën e parë të sezonit dhe nisjes tejet të dobët në pjesën e dytë, Arteta me lojtarët e tij e kanë marrë veten. Tani po e synojnë top-katërshen sërish.

Xhaka beson se ngecjet e Arsenalit gjatë rrugës kanë të bëjnë me dështime individuale, dhe jo me qasjen e Artetas në përgjithësi.

“Ka pasur disa ndeshje që nuk i kemi fituar, por mendoj se edhe atëherë kemi luajtur pa asnjë dyshim në vete”, ka thënë Xhaka për “The Guardian”.

“Gabimet tona, si kartonët e kuq, përfshirë edhe ato të miat, kanë qenë faj i secilit prej nesh dhe jo i planit. Si grup kemi funksionuar mirë dhe mund të bëjmë gjëra të veçanta, përfshirë edhe në këtë edicion”, ka shtuar Xhaka.

Xhaka ishte afër largimit nga Arsenali para ardhjes së Artetas, ndërsa ishte në bisedime me Hertha Berlinin.

Reprezentuesi i Zvicrës, megjithatë, është impresionuar nga ajo çfarë ka parë prej Artetas.

“Ka qenë hera e parë që jam takuar me të. Nuk e kam njohur më parë si njeri apo si trajner. Por kemi pasur të gjithë biseda të mira me të. Është shumë i hapur, pozitiv. Më ka vlerësuar dhe më ka futur në këtë projekt të Arsenalit. Jam shumë i lumtur që e mora vendimin të qëndrojë”, ka thënë mesfushori shqiptar.