Fjalë Kyçe

Xhaka thotë se këtë skuadër e ka në zemër, nuk është Arsenali

Xhaka thotë se këtë skuadër e ka në zemër, nuk është Arsenali

Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016 mirëpo siç duket futbollisti kosovar ende në zemër e ka edhe një skuadër tjetër.

Borussia Monchengladbach është ish skuadra e Xhakës, skuadër kjo të cilën ai siç duket nuk e ka harruar, shkruan IndeksOnline.

“Gladbach është në zemrën time, gjithmonë do të jetë kështu” ka thënë Xhaka.

Granit Xhaka fjalë të mira pati edhe për trajnerin Eberl.

”Unë kam shumë respekt për atë që Max ka ndërtuar në Gladbach. Ai është një djalë i shkëlqyeshëm për mua, si person dhe gjithashtu si menaxher. Ai është shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë, i dobishëm dhe gjithmonë atje për lojtarët”, ka treguar Granit Xhaka.