Fjalë Kyçe

Xhandarmëria e Serbisë të maskuar e të armatusur futen sërish në Karaçevë

Xhandarmëria e Serbisë të maskuar e të armatusur futen sërish në Karaçevë

Deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci, ka publikuar një video ku thotë se shihet xhandarmëria serbe tek futet në fshatin Karaçevë, të Komunës së Kamenicës.

Video-ja është realizuar nga pronari i një restoranti në këtë fshat, i cili po ashtu e ka publikuar videon në rrjetet sociale.

“Sot rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe është futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë,Komuna e Kamenicës. Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant “Oxygen” që është pronë e Adhurim Krasniqit. Institucionet e sigurisë së Kosovës, duhet të veprojnë urgjentisht për të mbrojtur qytetaret, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Për herë të parë xhandarmëria serbe patrullon lirshëm në lagje të qytetarëve të Karaçevës. Pamjet janë marrë nga restorani “Oksigjen””, përfundon Bajqinovci.

Pamjet janë marrë nga restorani “Oksigjen” në Karaçevë: