Fjalë Kyçe

Xhavit Haliti ka një lutje për kryeministrin shqiptar Edi Rama

Xhavit Haliti ka një lutje për kryeministrin shqiptar Edi Rama

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, i ka bërë thirrje kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, që t’i hapë disa qendra vaksinimi për qytetarët e Kosovës. Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë, sipas tij. Madje vetë Haliti tha se do të vaksinohej me cdo vaksinë që po vaksinohen bashkëkombësit e tij në Shqipëri. Në fund ai i thotë Ramës “Na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin”.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Halitit:

Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama

Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë. Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.

Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë. Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin.