Fjalë Kyçe

Xhelozia e Sadio Mane ndaj Barcelonës

Xhelozia e Sadio Mane ndaj Barcelonës

Anësori i Liverpool, Sadio Mane ka thënë se është xheloz për Barcelonën që ka një lojtar të madh si Philippe Coutinho në rradhët e veta, por shpreson se ai do të jetë në natën më të keqe kur takohen sot.

Braziliani Coutinho  kaloi te skuadra katalanase në janarin e vitit 2018 në një marrëveshje e cila kushtoi rreth 105 milionë funte.

Edhe pse Coutinho ka bërë afro 50 paraqitje në të gjitha kompeticionet  për skuadrën e Ernesto Valverdes, por shpeshherë është përdorur nga stoli.

26-vjeçari iu përgjigj kritikëve me festimin e golit ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve, duke vendosur gishtat në vesh përpara tifozëve të Barçës, përcjell lajmi.net.

‘’Ai është lojtar i mrekullueshëm dhe unë jam pak xheloz që Barcelona e ka atë’’, i tha Mane gazetarëve para ndeshjes të së mërkurës. ‘’Mezi pres ta shoh atë’’.

‘’Por ne jemi të lumtur për të. Ai me të vërtetë e ka shijuar lojën përkrahë bashkëlojtarëve dhe ka dhënë gjithçka për klubin, plus që ai është ende i ri dhe mund të përmirësohet shumë. E njoh atë, ai është një punëtor i palodhur’’.

‘’Megjithatë shpresoj që ai të jetë në formën më të keqe kur ne do luajmë’’, deklaroi senegalezi.