Futbollisti më origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, është larguar nga Kombëtarja e Zvicrës për shkak të një problemi shëndetësor.
27 vjeçari nga Zhegra e Gjilanit ka ndjerë dhimbje në zonën e gjoksit dhe është detyruar të braktisë ekipin kombëtar, duke humbur kështu dy duelet që Zvicra i luanë ndaj Gjeorgjisë dhe Danimarkës në kuadër të kualifikimeve “EURO 2020”.