Lojtari kosovar Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli pas tre vjetësh qëndrim në “Anfield”, shkruan Zëri.info.
Sulmuesi 29-vjeçar dëshiron një skuadër ku do të luajë rregullisht, ndërsa ofertat për lojtarin nuk po mungojnë.
Sipas medieve angleze, Roma, Milani, Lazio, dhe Napoli e duan lojtarin në Seria A, kurse Sevilla e Villareal janë në garë nga Liga Spanjolle.
Po ashtu interesim për futbollistin ka shprehur edhe skuadra gjermane, Hertha Berlin, derisa në garë janë edhe dy skuadrat nga Super Liga e Turqisë, Galatasaray dhe Fenerbahçe.
Siç raportohet, Liverpooli tashmë ia ka vendosur çmimin e largimit, ku kërkon 15 milionë euro.
Largimi i tij nga Liverpooli pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.
Shaqiri iu bashkua Liverpoolit më 13 korrik 2018 me një marrëveshje pesëvjeçare. /Zëri.info