Fjalë Kyçe

Xhudistët kosovarë kthehen me medale nga Italia

Xhudistët kosovarë kthehen me medale nga Italia

Sot kanë garuar 4 garues në grupmoshën U18 në turneun ndërkombëtar Alpe Adria në Lignano të Italisë.  Atje u ndeshen: Dardan Cena (-60kg), Loris Sharapolli (-66kg), Ermal Salihaj (-73kg) dhe Anes Veseli (-81kg). Të gjithë kundërshtarët e tyre ishin nga klubet Italiane. Dardan Cena (-60kg) fitoi 7 ndeshje dhe u stolis me medalje të artë.

Xhudistët kosovar Dardan Cena e Anes Veseli kanë shkëlqyer në garën ndërkombëtare të xhudos Alpe Adria në Lignano të Italisë. Federata e Xhudos bën të ditur se Cena ka rrëmbyer medaljen e artë, derisa Veseli të bronztën, transmeton Koha.net. Në ndeshjen e parë Cena mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesin Andrea Binda, në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari garuesin Roberto Giorgio Spasaro.

Në ndeshjen e tretë mposhti me Ippon garuesin Matteo Frontaurea. Cena në ndeshjen e katërt mposhti me Ippon garuesin Alberto Saponaro, derisa në çerekfinale mposhti me Ippon garuesin Alessandro Di Stefano. Në gjysëmfinale mposhti me Ippon garuesin Manuel Misoaga. E në finale mposhti me Ippon garuesin Giuseppe Santoron. Kurse Anes Veseli (-81kg) fitoi 5 ndeshje e humbi 1 dhe u stolis me medalje të bronztë.

Në ndeshjen e parë Veseli e mposhti me Ippon garuesin Leonardo Cacciatore, në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari garuesin Antonio Mattia Scanu. Ai në ndeshjen e tretë humbi me Wazaari nga garuesi Francesco Fidone dhe u kualifikua të ndeshej në repasazh.

Në ndeshjen e parë të repasazhit Veseli e mposhti me Ippon garuesin Lorenzo Buldorini, në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon Vittorio Musseto Balbo dhe në ndeshjen e tretë mposhti me 3 dënime për Ippon garuesin Andrea Raffaeli.

Kurse xhudisti Loris Sharapolli (-66kg) fitoi 2 ndeshje dhe humbi 2. Në ndeshjen e parë e mposhti me Ippon garuesin Andrea Taffarel, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga garuesi Ciro de Luca dhe u kualifikua të ndeshje në repasazh.

Në ndeshjen e parë të repasazhit mposhti me Ippon garuesin Giulio Manenti, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga garuesi Nicolo Caromani. Derisa Ermal Salihaj (-73kg) fitoi 2 ndeshje dhe humbi 1.

Në ndeshjen e parë e mposhti me Ippon garuesin Sebastiano Gimmillaro, në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon garuesin Mirco Franco Zanco. Në ndeshjen e tretë humbi me Ippon nga Kledis Luanaj dhe nuk iu dha mundësia të vazhdojë tutje.

Nesër ndeshen grupmosha e Juniorëve U21: Arbër Nikqi (-66kg) Selim Berisha (-73kg), Arbër Kullashi (-81kg), Rios Kuka (-90kg) dhe Shpati Zekaj (-100kg).