Fjalë Kyçe

Xhudistët nga Kosova shënojnë ngritje në renditjen botërore

Xhudistët nga Kosova shënojnë ngritje në renditjen botërore

Xhudistët nga Kosova po shënojnë suksese të jashtëzakonshme në garat ndërkombëtare.

Vendi ynë u rendit i pari në evropianin në Lisbonë.

Tre prej pesë xhudistëve të Kosovës fituan medalje në Portugali, ndërsa dy të tjerët zunë vendet e pesat në kategoritë e tyre përkatëse, duke e shënuar suksesin më të madh të ekipit të xhudos në një turne deri tani.

Akil Gjakova dhe Laura Fazliu shënuan ngritje në renditjen botërore në kategoritë e tyre përkatëse, derisa Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Nora Gjakova i ruajtën pozitat e veta paraprake.

Distria u bë kampione e Evropës në xhudo në kategorinë -48 kilogramë dhe e ruajti pozitën e parë në këtë kategori me 9 mijë e 265 pikë.

Akili e fitoi Evropianin për herë të parë në karrierë në kategorinë -73 kilogramë dhe u ngrit nga vendi i tetë në atë të shtatë.

Nora e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -57 kilogramë dhe ngel në pozitën e 4-të.

Ndërsa Laura dhe Kuka zunë vendet e pesta në kategoritë e tyre përkatëse, -63 kilogramë dhe -78 kilogramë.

Fazliu shënoi ngritje të madhe duke lëvizur tetë vende më lart dhe tani renditet e 42-ta në kategorinë e saj.

Kuka ngeli në vendin e tetë.

Në renditjen e përgjithshme Kosova, renditet në vendin e 28-të.