Fjalë Kyçe

Xhudisti Shpat Zekaj merr medaljen e argjendtë në “European Open”

Xhudisti Shpat Zekaj merr medaljen e argjendtë në “European Open”

Xhudisti Shpat Zekaj, e ka fituar medaljen e argjendtë në “European Open” në Kroaci.

Ai u mposht të dielën Anton Savytskiy, në kategorinë deri në 100 kilogramë.

Kjo njëherit është medalje e parë në kategorinë seniore.

Lajmi u bë i ditur nga trajneri, Driton Kuka.

“Shpati Zekaj i argjendtë! 70 pikët e para në Ranglistën Botërore dhe Olimpike! Medalja e parë në gara zyrtare për të rritur për Shpatin. Shpati sot sishte bartës dhe nuk llogaritej favorit pēr medalje por me luftëra të mira erdhi deri në finale ku u mposht por rezultati i tij është me vlerë e peshë të madhe! Garoj në kategorinë 100 kg. Xhudo e Kosovës 🇽🇰💪🇽🇰👌”.