Fjalë Kyçe

Yet e njohura botërore tifozë të zjarrtë të Real Madrid

Yet e njohura botërore tifozë të zjarrtë të Real Madrid

Real Madrid vazhdon të mbetet njëri ndër klubet më të njohura në planet, teksa ka fituar vëmendjen edhe të shumë yjeve botëror.

Shumë artistë, këngëtarë, aktorë, dhe modele kanë shprehur haptas admirimin e tyre për ekipin mbretërorë.

Njëri prej tyre është edhe Sylvester Stallone. Aktori i famshëm që ka luajtur në filmin “Rocky” është shprehur shumë i kënaqur që ka vizituar Santiago Bernabeun vite më parë, derisa kishte deklaruar:

“Është një nder shumë i madh të jem prezent në Santiago Bernabeu. Jam shumë i kënaqur”.

Image result for stallone real madrid
Ylli i popit Jennifer Lopez është gjithashtu një tifoze e çmendur e ekipit mbretëror Real Madrid.

Ajo për shumë vite më radhë e ka ndjekur klubin madrilien në turneun që i ka mbajtur në Amerikë, derisa ka shfrytëzuar rastin për tu takuar me yjet e këtij klubi si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos e Karim Benzema.

Një tjetër këngëtar i njohur i popit është tifoz i zjarrtë i Real Madrid. Robbie Williams e ka ndjekur disa herë nga Santiago Bernabeu ekipin e tij të zemrës.

Ndërkohë në ishull preferon ta simpatizojë Manchester United.

“Vazhdo të mbetem një tifoz i zjarrtë i Real Madrid”, deklaroi aktori i njohur i filmave amerikan Viggo Mortens.

Ai gjithashtu e ka ndjekur klubin madrilien disa herë në turnetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktori australian Russel Crow kishte vizituar yjet e ekipit mbretëror në qendrën stërvitore të Valdebebas. Ndodhi kjo në vitin 2010.

Crow mori një dhuratë nga klubi mbretëror një fanelë të personalizuar, derisa pozoi edhe me Cristiano Ronaldon.

Aktori i njohur i filmave amerikan Richard Gere është një tjetër tifoz i zjarrtë i Real Madrid.

Ai ishte pjesë e ekspeditës së personave të famshëm në finalen e Milanos në vitin 2011, teksa Real Madrid triumfonte ndaj Atleticos së Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.