Fjalë Kyçe

Yjet e Realit bëhen me Audi të reja, shikoni çfarë ka bërë Ramos

Yjet e Realit bëhen me Audi të reja, shikoni çfarë ka bërë Ramos

Stafi i Real Madridit ka marrë veturat e reja zyrtare për pjesën e mbetur të sezonit.

Gjatë një ceremonie të zhvilluar të enjten në mëngjes, kampionët e Evropës kanë pranuar çelësat e Audive të tyre të reja.

Lojtarët si Benzema, Vinicius, Lucas Vasquez dhe Keylor kanë zgjedhur seritë Q8 të Audive, ndërsa Varane dhe Brahim Q7.

Kapiteni Sergio Ramos, ka zgjedhur veturën më të shtrenjtë. Një Audi A8, që kalon shumën prej 100 mijë eurove.

Ndërsa sulmuesi Mariano Diaz, ka zgjedhur tipin më të lirë të veturës, e cila kushton 73 mijë euro.