Fjalë Kyçe

Yjet kosovarë që u shuan para kohës

Yjet kosovarë që u shuan para kohës

Të martën pasdite nga Italia u dha lajmi tragjik se trupi i Florijana Ismailit është gjetur në thellësinë e liqenit Como. Futbollistja 24-vjeçare të shtunën pasdite ishte zhdukur në ujë dhe të martën u dha kumti, të cilit i frikësoheshin të gjithë. Reprezentuesja e Zvicrës ishte mbytur në ujë.

Kështu një sportist tjetër i nivelit të lartë ndahet nga jeta në moshë shumë të re. Në vitet e fundit ka pasur disa raste kur sportistët shqiptarë, për arsye të ndryshme, kanë vdekur në moshë shumë të re. Disa, si Florijana, ishin shumë të njohur e shumë të suksesshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Ngushëllime të shumta janë adresuar të martën e të mërkurën për familjen Ismaili, që është nga Lugina e Preshevës. Florijanën e kanë vlerësuar të gjithë lart, si sportiste shembullore e si njeri shumë të mirë…

~~~

Në moshë më të re kishte ndërruar jetë Besian Idrizaj. Idrizaj vdiq më 15 maj të vitit 2010 në moshën 22-vjeçare. Ai ishte futbollist i njohur, ndërsa e ardhmja i vlerësohej shumë e ndritur. Si i ri ishte zhvilluar te Liverpooli, ndërsa në kohën kur ndërroi jetë ishte pjesë e Swansea Cityt. Idrizaj kishte vdekur pas një sulmi në zemër, derisa ishte fjetur. Te Swansea e nderojnë dhe e kujtojnë vazhdimisht Idrizajn, të njohur si djalosh i urtë e i afërt. Swansea, ndër të tjera, ka tërhequr fanellën me numrin 40, që e mbante Idrizaj.

Më 11 tetor të vitit të kaluar ndërroi jetë Labinot Harbuzi. Ish-mesfushori u nda nga jeta në moshën 32-vjeçare. Si i ri, Harbuzi ishte vlerësuar prej futbollistëve më të talentuar në Suedi. Kishte luajtur një kohë edhe me Zlatan Ibrahimoviqin e famshëm…