Fjalë Kyçe

Ylber Sefa, nga Belgjika, kampion i çiklizmit në Ballkan

Ylber Sefa, nga Belgjika, kampion i çiklizmit në Ballkan

Ylber Sefa është një kampion i çiklizmit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se për katër vjet me radhë ai ishte kampioni i Shqipërisë.

Aktualisht Ylberi është 29-vjeçar dhe jeton në Belgjikë, së bashku me familjen e tij.

Është pjesë e një prej skuadrave më të mira belge. Kampioni shqiptar tregon pasionin e tij për çiklizmin, titujt e fituar dhe emigrimin në Belgjikë.

“Belgjika quhet dhe djepi i çiklizmit, sepse organizon shumë gara dhe ture. Nuk kishte vend më të mirë për mua ku të emigroja dhe të zhvillohesha akoma më shumë nga ana profesionale”, tha Ylber Sefa.