Fjalë Kyçe

Yll Myrta është lojtar i lirë, vërshojnë ofertat nga disa skuadra

Yll Myrta është lojtar i lirë, vërshojnë ofertat nga disa skuadra

Kapiteni i Vëllaznimit, Yll Myrta  tanimë është një  lojtar i lirë,  dhe për transferimin e tij janë të interesuara disa skuadra, shkruan GazetaAlo.

Mbrojtësi i djathtë i skuadrës gjakovare Yll Myrta është detyruar të largohet nga Vëllaznimi pas disa viteve të kaluara te kjo skuadër pasi nuk ka kontrat me klubin.

Lojtari ka vendosur të largohet nga skuadra edhe pse ky ishte një vendim i vështirë për të.

Bëhet e ditur se lojtari është në bisedime me skuadra të njohura por gjithashtu është duke pritur oferta për të vendosur të ardhmen e tij. /Gazeta Alo.