Fjalë Kyçe

Ylli fiton derbin e basketbollit

Ylli fiton derbin e basketbollit

Golden Eagle Ylli ka fituar derbin e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma në Prizren, Ylli e mposhti Ponte Prizrenin me rezultatin 99:95. Ndeshja ishte interesante dhe e bararbartë. U vendos fare në fund.

Te Ylli më të mirët ishin Erjon Kastrati e Mitchel Wilbekin. Kastrati realizoi 24 pikë e tetë asistime, ndërsa Wilbekin kishte 21 pikë e katër asistime. Pos Kastratit debutoi te Ylli edhe Gëzim Morina që realizoi 10 pikë e 12 kërcime.

Më i miri në ndeshje ishte Jeremiah Paige me 29 pikë, katër kërcime e dy asistime. Te Ponte pos Paiges u dalluan edhe Divine Myles me 20 pikë dhe Urim Zenelaj me 13 pikë e pesë kërcime.

Ylli ka nëntë fitore e gjashtë humbje, ndërsa Ponte ka dhjetë fitore e pesë humbje.