Fjalë Kyçe

Ylli gjerman: Ndihem i turpëruar, Ronaldo s’ma dha fanellën e as që më shikoi në fytyrë

Ylli gjerman: Ndihem i turpëruar, Ronaldo s’ma dha fanellën e as që më shikoi në fytyrë

Mbrojtësi anësor i Atalantas, Robin Gosens, ka zbuluar në biografinë e tij se Cristiano Ronaldo e kishte bërë të skuqej dhe të ndihej i turpëruar pas një ndeshjeje kundër tij.

Kur Gosens shkoi për t’ia kërkuar fanellën Ronaldos për ta përmbushur një ëndërr jetësore, ai u kthye mbrapsht ashpërsisht, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Gjermanisë e pranon se edhe sot ndihet i turpëruar nga ai çast.

Për të, megjithatë, ka një fije shprese për hakmarrje, pasi skuadra e Gosens është e vendosur mbi Juventusin në tabelën e Serie A.

“Pas ndeshjes kundër Juventusit, u përpoqa ta përmbush ëndrrën time për ta pasur fanellën e Ronaldos”, tregoi Gosens.

Ai shtoi: “Pas përfundimit të ndeshjes unë shkova te ai, bile pa festuar fitoren… por Ronaldo nuk pranoi. E pyetua: ‘Cristiano, mund ta kem fanellën tuaj?’ Ai madje as nuk më shikoi në sy, thjesht më tha: ‘Jo!’”

Gosens më pas shpjegoi sesi kishte ndikuar refuzimi i Ronaldos në të.

“Mbeta plotësisht i skuqur dhe i turpëruar. U largova dhe u ndjeva i vogël. E dini atë çastin kur të ndodhë diçka e turpshme dhe ju shikoni përreth nëse ju ka parë dikush? Kështu u ndjeva unë dhe u përpoqa ta fsheh”, shpjegoi ai.