Fjalë Kyçe

Ylli i Barcelonës e zëvendëson Hazardin te Chelsea

Ylli i Barcelonës e zëvendëson Hazardin te Chelsea

Nëse Real Madrid transferon Eden Hazard, Chelsea do të kërkojë te Barcelona të gjejë zëvendësimin e tij.

Anësori belg prej kohësh është i lidhur me një transferim te Real Madrid, ku asnjëherë nuk ka fshehur dëshirën për të veshur fanellën e Real Madridit.

Zhvillime konkrete mund të ketë në verën e vitit 2019, ku Real Madrid do të hidhet në treg për yllin e Chelsea, i cili po konsiderohet si pasuesi më i denjë i të larguarit Cristiano Ronaldo.

Në rast largimi të Eden Hazard, Chelsea do të ‘trokas’ te Barcelona për të gjetur zëvendësuesin.

Bëhet fjalë për brazilianin Philippe Coutinho, i cili nuk po kalon momente të mira te Barcelona këtë sezon, dhe një mundësi rikthimi në Premierligë vështirë se do të refuzohej.