Fjalë Kyçe

Ylli i Feronikelit tregon nëse do të largohet apo jo nga skuadra?

Ylli i Feronikelit tregon nëse do të largohet apo jo nga skuadra?

Futbollisti Yll Hoxha u tregua vendimtar në derbin mes Feronikelit dhe FC Prishtinës, ndeshje e cila përcaktoi kampionin e ri të Kosovës në futboll.

Ndeshja u zhvilluar në Drenas i takoi vendasve me golin e vetëm të shënuar nga Hoxha.

Ndërkaq, Hoxha e ka lavdëruar edhe trajnerin Zekirija Ramadani, për të cilin thotë se ka raporte pozitive me futbollistë.

“Raportet mes lojtarëve dhe trajnerit Zekirija Ramadani janë shumë pozitive”, tha Hoxha në “Sports Show”.
Tutje, Hoxha ka thënë se kontrata me Feronikelin i skadon në verë dhe se gjithçka më pas do të jetë e hapur.

“Sa i përket të ardhmes, në verë më skadon kontrata, dhe gjithçka mbetet e hapur më pas”, potencoi Hoxha.