Fjalë Kyçe

Ylli i Flamurtarit i jep fund beqarisë, shumë futbollistë nga Superliga të ftuar në dasmën e tij

Ylli i Flamurtarit i jep fund beqarisë, shumë futbollistë nga Superliga të ftuar në dasmën e tij

‘Gardiani’ i Flamurtarit Flamur Neziri i ka dhënë fund jetës së tij si beqarë, derisa kurorëzimin e ka celebruar me martesë të shtunën mbrëma, shkruan Gazetasheshi.com.

Të ftuar ishin shumë futbollistë të Superligë, ndërkohë që nuk munguan as drejtuesit e klubit të Flamurtarit.

Ndër emrat e shumtë që ishin të ftuar ishin futbollistët Agron Bruqi, Florim Berbatovci, Veton Kabashi, Egzon Krasniqi, Adem Maliqi dhe shumë të tjerë.

Dasma e Nezirit ishte fantastike ku spiskasnin yjet e Superligës me vallëzimet e tyre.

Një foto është kujtimi më i mirë për Nezirin dhe kolegët e tij: