Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë kualifikuese kundër Bullgarisë, të cilën do ta zhvillojë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqyte, shkruan Gazeta Alo.
Pas seancës stervitore Fidan Aliti ka deklaruar:
Me padurim presim ndeshjen e së hënës ku sërish presim të kemi mbështetjen e fuqishme të tifozëve tanë.
Bullgaria ka ekip shumë cilësor dhe sigurisht se do të jetë ndeshje e vështirë, mirëpo ne po përgatitemi maksimalisht dhe gjërat e mira që i kemi bërë në miqësoren kundër Danimarkës do të mundohemi t’i përsërisim, derisa ato që i kemi bërë gabim duhet t’i përmirësojmë.
Jemi në një seri të mirë pa humbje dhe tani jemi plotësisht të përqendruar për të dhënë maksimumin në 90 minutat kundër Bullgarisë dhe për ta nisur ciklin kualifikues për Euro 2020 me fitore. /Gazeta Alo.