Fjalë Kyçe

Ylli i Kosovës i thotë JO Fenerbahce-s, tregon se ku dëshiron të transferohet

Ylli i Kosovës i thotë JO Fenerbahce-s, tregon se ku dëshiron të transferohet

Arbër Zeneli është një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar të janarit.

Kontrata e yllit të Kosovës me Heerenveen skadon në vitin 2020, dhe zgjatja e saj është e kushtueshme për skuadrën nga Holanda.

Kjo situatë, ka bërë që Heerenveen dhe Zeneli të marrin vendimin për t’i ndarë rrugët këtë afat, me ofertat që nuk mungojnë për 24 vjeçarin.

“Shumë tifozë të Fenerbahces më kanë dërguar mesazhe për t’u transferuar në klubin e tyre”, ka deklaruar Zeneli, që shton duke thënë se skuadra turke nuk është një opsion për të, përcjell ‘lajmi.net’.

“Me gjithë respektin për klubin dhe tifozët, unë dua të shkoj në ligat më të mëdha dhe ambiciet e mia janë në Angli, Spanjë, Francë, Gjermani dhe Itali, edhe pse kurrë nuk dihet se çfarë do të ndodh”, ka thënë Zeneli për ‘fcupdate.nl’.

Zeneli tutje në këtë intervistë ka thënë se është një tifoz i madh i Milanit dhe ish yllit të kësaj skuadre, Leite Kaka.

“Unë jam një tifoz i Milanit dhe gjithmonë kam dashur ta shoh Kakan duke luajtur. Ai nuk është dashur të transferohej te Real Madrid, por ka kërkuar të provonte diçka të re”.