Fjalë Kyçe

Ylli i Kosovës në formacionin e javës në Evropë

Ylli i Kosovës në formacionin e javës në Evropë

Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli po vazhdon shkëlqimin e tij edhe në kampionatin e Francës.

Zeneli kaloi gjatë janarit tek skuadra e Reims, nga skuadra Heerenveen, ku atje kaloi pjesën e parë të sezonit, duke qenë asistuesi më i mirë.

Punën dhe lojën e mirë Arbëri po e vazhdon edhe me skuadrën e Reims, ku këtë javë ka regjistruar një asistim dhe një gol nga pika e bardhë.

Paraqitja e tij spektakolare është shpërblyer, pasi lojtari tani zë një vend në formacionin më të mirë të javës, në Evropë.

Më poshtë formacioni më i mirë i javës në Evropë, sipas ‘Gazzetta Dello Sport’.